Ish-agjenti i Shkrinjarit tremb tifozët e Interit: Mbrojtësi është pranë transferimit te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 18:02

Ish-agjenti i Shkrinjarit tremb tifozët e Interit: Mbrojtësi është pranë transferimit te…

Milan Shkrinjar është një nga lojtarët më të mirë te Interi, me të cilët po kalon një formë të shkëlqyer.milan skriniar

Mbrojtësi është një nga lojtarët më të dashur të tifozëve zikaltër, për atë që futbollisti jep në fushën e lojës. Megjithatë një lajm aspak i mirë për tifozët e Interit, vjen nga ish-agjenti i Shkrinjar, Mitat Halis.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë, është shprehur se mbrojtësi do të largohet nga Interi, me destinacionin më të mundshëm Real Madridin. “Shkrinjar vlen 100 milionë euro. Reali dhe Barcelona, po luftojnë me njëra-tjetrën për të firmosur me futbollistin.

Momentalisht madrilenët janë shumë afër arritjes së një marrëveshje me Interin, sepse ata kanë nevojë për lojtarin më shumë se Barcelona. skriniar.inter.2019.20.750x450

Reali duhet të gjejë alternativa për Varanin dhe Ramosin, për këtë arsye janë shumë afër marrëveshjes me Interin.”, u shpreh Halis.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"