Ironizon VAR-in për golin e Mesit, Pike: S’e di për çfarë flisni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 8:41

Ironizon VAR-in për golin e Mesit, Pike: S’e di për çfarë flisni

Xherard Pike nuk e humbi sërish rastin që të bënte polemika për VAR-in dhe të krijonte një ironi në momentin kur po analizohej goli i shënuar nga Lionel Mesi.
1254457603.jpg
Mbrojtësi spanjoll filloi të bënte duart si piano dhe pastaj la të kuptohej se do të bëhej vija e pozicionit sipas dëshirës së arbitrave. Mirëpo ai nuk e pranoi këtë gjë pas ndeshjes duke thënë se nuk e dinte çfarë kishte bërë. “Nuk e di për çfarë po më pyesni. Gjatë ndeshjeve bëhen veprime të nxitura nga adrenalina e madhe. Nuk më kujtohet se çfarë kam bërë”, tha Pike, i cili vlerësoi skuadrën për  performancën dhe tha se duhet të vazhdojnë kështu deri në fund duke mos u dorëzuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"