Ironia e Ilir Gjylës: Është vendosur, Apolonia në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 14:00

Ironia e Ilir Gjylës: Është vendosur, Apolonia në elitë

Dy fitoret radhazi me Besën dhe Pogradecin e kanë pozicionuar Lushnjën në vend të dytë dhe nëse kampionati do mbyllet kështu, verdhejeshilët do luajnë fillimisht një ndeshje shtesë me Besëlidhjen e më pas, nëse fitojnë, do luajnë një tjetër ndeshje shtesë me Vllazninë në Shkodër.

gjyla

Një rrugë e gjatë dhe e komplikuar për të konkretizuar përpjekjet 1-vjeçare, teksa verdikti mund të mësohet në fund të korrikut. Si asnjëherë tjetër, ky sezon po zgjat 13 muaj.

GJYLA – Për “Panorama Sport”, trajneri Ilir Gjyla flet për derbin me Apoloninë dhe objektivin e Superiores, duke theksuar se shpresa vdes e fundit.

“E kemi thënë se do ta vazhdojmë kampionatin me seriozitet deri në fund, edhe pse na kanë penguar për të qenë më lart. Duket nga këto zhvillime të fundit, të gjithë po e shohin si po shkon kampionati. Megjithatë, të shkuara, të harruara. Do të vazhdojmë deri në fund, edhe pse mendoj se është dhënë verdikti i skuadrës që do hyjë në Superiore. Apolonia është e hyrë në Superiore. Shpresa vdes e fundit dhe nuk kemi pse e lëmë përgjysmë garën, për shumë arsye.

gjyla

Një arsye e fortë është se jemi stërvitur, kemi djersitur bashkë me djemtë. Jemi një skuadër që ndoshta edhe kemi sakrifikuar, kemi familjarë, kryefamiljarë që kanë fëmijë të vegjël. Kemi sakrifikuar duke kryer dy faza përgatitore, gjë që nuk e bëjnë as ekipe nga Superiorja. Lushnja ka vite që kryen fazë përgatitore dimërore dhe verore, ndërsa tani stërvitemi dhe luajmë në temperatura të larta, do luftojmë deri në fund”, deklaroi dje Gjyla.

DERBI – Sa i takon derbit, që luhet në fundjavë, Gjyla u shpreh: “Apolonia është skuadra më e mirë e grupit dhe do ta presim si skuadrën më të mirë. Unë e di dhe djemtë e dinë që Apolonia është skuadra më e mirë, ishallah fitojmë.

gjyla

Do t’i luajmë të gjitha ndeshjet e kthimit të fazës së tretë për t’i fituar. Përveç motivit të parë, kemi edhe motivin tjetër, jemi i vetmi ekip në Shqipëri që kemi premio të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak. Nëse ka një skuadër për të hyrë në Superiore, që e përballon kampionatin pa probleme, është Lushnja. Kemi gjithë motivin për të fituar çdo ndeshje”.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"