Ironia e Gjicit: Po të ishte gjyqtar shqiptar mund të jepte penallti për Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2017 | 22:55

Ironia e Gjicit: Po të ishte gjyqtar shqiptar mund të jepte penallti për Partizanin

Presidenti i Kukësit Safet Gjici duket tepër entuziast pas përfundimit të sfidës me Partizanin dhe në mikrofonin e “Supersport” deklaron se titulli e ka kaluar tunelin dhe është shumë pranë qytetit të Kukësit. Presidenti nuk rri pa komentuar dhe arbitrat e huaj duke thumbuar Partizanin.

safet gjici

Për rezultatin e ndeshjes

“Padyshim që me trajnerin Gjoka e kishim evidentuar që të dyja rezultatet na interesonin. I kishim mundësitë që ta fitonim ndeshjen por, një gabim me fillimin e pjesës së dyte midis dy qendrave bëri që të pësonim gol. Ishte më shumë autogol sesa gol i Partizanit. Jemi të kënaqur me barazimin, natyrisht që s’ka mbaruar asgjë”.

Për ndeshjet e ardhshme

“Kemi dhe 4 ndeshje shumë të vështira, i kemi brenda por janë shumë të vështira. Me Korçën që besoj e ka treguar që është ekip shumë i fortë, si dhe me Flamurtarin që duhet vlerësuar maksimalisht. Luajmë gjithashtu dhe me Korabin dhe Gjirokastrën dhe dua të them që janë 4 ndeshje finale. Besoj jemi në rrugën e duhur e kemi kaluar tunelin, jemi afër Kukësit për të dërguar titullin”.

Gjyqtari i huaj

“Më mirë doli për ne. Po të qe ndonjë arbitër shqiptar mund të jepte ndonjë penallti për Partizanin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"