Ironia e fatit/ Jo vetëm Pioli, kur trajneri stërvit armiqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 23:25

Ironia e fatit/ Jo vetëm Pioli, kur trajneri stërvit armiqtë

Një tifoz në pankinë. Po, por i skuadrës tjetër të qytetit. “Interi është feja ime”, shprehej Stefano Pioli në një intervistë të vitit 2016, kur ulej në stolin zikaltër. Fjalë këto që kanë mbetur të ngulitura mirë në kokën e tifozëve të Milanit, të cilat kanë shfryrë vrer menjëherë ndaj tij.

Sarri, Konte Pioli

Gjithsesi, në këtë aspekt, Pioli ka shokë me shumicë, sepse të paktën në rangjet elitare, të njëjtin problem kanë ose kanë pasur edhe emra të mëdhenj si Sarri, Ançeloti apo akoma më shumë edhe Konte. Madje, edhe vetë Marko Xhampaolo, trajneri i saposhkarkuar nga Milani pak ditë më parë theksonte: “Ëndrra ime është që të stërvis Interin një ditë, skuadrën time të zemrës”. Por ndërkohë firmosi për Milanin dhe vetëm pas 7 javësh iu tregua dera.

SARRI, KONTE & CO. – Por argumenti vazhdon dhe është shumë i gjerë, duke nisur nga tekniku i ri i Interit, Antonio Konte. Ndonëse 6 fitoret radhazi në 6 ndeshjet e para në Serinë A dhe paraqitjet super me Barcelonën dhe Juven, kanë bërë që ultrasit zikaltër të nisin të afrohen dhe të pranojnë “gjeneralin”, ndonëse në fillim skepticizmi ndaj tij ishte shumë i madh, lidhur me faktin se Konte në të shkuarën ka theksuar gjithmonë se do të jetë përjetë një tifoz i Juves. Edhe Mauricio Sarri, tifoz i Fiorentinës, kishte një ëndërr që e realizoi: “Ëndërroj të stërvis një ditë Napolin”.

panchine-750x375

Dhe ia doli, por gjatë atyre 3 viteve, sa herë që zbarkonte në Torino, lëshonte akuza, madje arriti deri aty sa u tregoi edhe gishtin e mesit ultrasve bardhezinj, ndërsa sot po nis të japë spektakël me skuadrën “armike”. Madje, edhe Karlo Ançeloti, i cili ka bërë historinë me Milanin dhe do të mbetet përjetë në zemrat e kuqezinjve, dikur deklaronte: “Idhulli im ka qenë Macola dhe prej tij u bëra tifoz i Interit.

Kjo, falë edhe një kushëriri që jetonte në Milano, i cili më dhuroi kostumin e Interit”. Shkurt, Pioli mund të qëndrojë i qetë, sepse nëse rezultatet vijnë, tifozët e Milanit do ta mbyllin një sy dhe ndoshta do nisin ta mbështesin siç e meriton interistin…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"