Inzagi si Konte, Interi lumë golash në pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 20:57


Inzagi si Konte, Interi lumë golash në pjesën e dytë

Simone Inzagi do të vazhdojë të krahasohet me Antonio Konten, për sa kohë trajneri aktual të arrijë një sukses më të madh se ai i Kontes. Gjithsesi, Interi është në duar të sigurta, sepse po merr më të mirën e të dy trajnerëve, duke trashëguar mentalitetin e Kontes dhe duke shijuar stafin dhe idetë që Inzagi ka sjellë me vete.

inzagi konte

MENTALITET I TRASHËGUAR – Rregulli i parë i këtij Interi me sa duket ka qenë: të ruajmë zakonet e mira. Është kjo baza nga u nis Simone Inzagi në eksperiencën e tij të re te zikaltrit. Me Konten u hodhën rrënjët e forcës mendore, kurse Inzagi vetëm po e zgjeron atë. Interi i vjetshëm ishte një furi për 90 minuta dhe shndërrohej në rul duke shtypur kundërshtarët sapo ata ulnin ritmin.

Jo më kot në pjesën e dytë të ndeshjes janë realizuar 58 gola nga 89 në total, më shumë se të gjithë dhe me një distancë të madhe nga Napoli e Atalanta me 49. Inzagi nga ky këndvështrim ka gjetur një skuadër të aftë për të rritur xhirot e motorit në pjesën e dytë, gjë që po e vazhdon edhe vetë: nga 18 gola të shënuar deri më tani, 11 janë gjetur në fraksionin e dytë.

PËRGATITJA – Ka edhe një tjetër sekret që e ka sjellë Interin drejt këtij ritmi dhe bëhet fjalë për Fabio Ripert, përgatitësin atletik që Inzagi ka marrë me vete nga Lacio. Ripert e ka sjellë organikën zikaltër në një formë shumë të mirë fizike, edhe pse nuk është akoma në 100% të tyre, gjë që u pa me Realin kur zikaltrit shfaqën për herë të parë lodhje.

Tani që trajneri ka filluar edhe rrotacionet, do të jetë më e lehtë për Interin të arrijë rezultatet, që ashtu si në kohën e Kontes do të synojnë të jenë maksimalet, ndërsa ishtrajneri ngelet vetëm të falënderohet për karakterin që i ka injektuar skuadrës duke i dhënë nga personaliteti i tij luftarak.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/