Inzagi: Për 70 minuta nuk pashë pritje të Strakoshës, Krotone fatale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 10:15

Inzagi: Për 70 minuta nuk pashë pritje të Strakoshës, Krotone fatale

Trajneri Simone Inzagi ndoshta do të kishte bërë një zgjedhje tjetër, duke parë se faulli i Stefan De Vraj ndaj Mauro Ikardit kushtëzoi jo pak ndeshjen e Lacios së tij, por në fund ai nuk kërkon që të flasë për mbrojtësin holandez, por pranon me sportivitet, të paktën dje pas ndeshjes, verdiktin e fushës.

Lacio

“Zhgënjimi është i madh, sepse nuk duhej të përfundonte aspak kështu. Në fund, nëse analizon me kujdes ndeshjen, nuk është se kam parë pritje decizive të Strakoshës, të paktën për 70 minuta. Kemi luajtur çdo ndeshje në maksimumin tonë dhe ndoshta e meritonin pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, por ky është futbolli. De Vraj kushtëzoi ndeshjen me Interin? A i fola diçka në veçanti? Kur u ktheva në dhomat e zhveshjes pashë shumë zhgënjim.

Unë nuk u ndala te De Vraji, por i fola dhe i falënderova të gjithë, De Vrajin dhe këdo tjetër me radhë për atë që kanë dhënë në këtë sezon.

Pavarësisht se si rrodhi ndeshja me Interin dhe çdo gjë që ndodhi në fushë, unë di të them se vendin e katërt e humbëm mbi të gjitha ne. E humbëm në ndeshjen e parafundit, në Krotone, sepse duke fituar aty, ky duel do të ishte thjesht i parëndësishëm. Më vjen keq për këtë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"