Inzagi me sytë nga infermieria, pret rikthimin e madh për ndeshjen me Atalantën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 23:32


Inzagi me sytë nga infermieria, pret rikthimin e madh për ndeshjen me Atalantën

Të shtunën zikaltrit kanë një tjetër përballje të vështirë, ndoshta më të vështirën në këto 6 javë kampionat, kundër Atalantës. Trajneri përveç zgjedhjeve do të shqyrtojë edhe lojtarët që janë në dyshim për shkak të gjendjes së tyre fizike.

Korrea Inter

KORREA – Më me kureshtje pritet rikthimi i Hoakin Korreas pas dëmtimit në baçin që e detyroi ta linte fushën që në minutën e 30 kundër Bolonjës. Për argjentinasin, pas ekzaminimeve nuk rezultoi një dëmtim serioz, por dhimbjet e detyruan stafin të mos e thërrasë për sfidën ndaj Fiorentinës, për të mos e rrezikuar.

Prania e 27-vjeçarit në sfidën e ardhshme është akoma në dyshim, por zikaltrit po bëjnë ç’është e mundur për ta pasur në dispozicion. Për rikthimin e tij ka shenja optimizmi sepse “tuku” ishte i pranishëm në Apiano Xhentile ditën e djeshme dhe duket se po rikuperohet plotësisht.

VIDAL – Një situatë e ndryshme nga e argjentinasit për Arturo Vidalin, shqetësimet për të cilën erdhën para ndeshjes me Bolonjën, sfidë në të cilën ishte projektuar të niste titullar. Për kilianin është e sigurt mungesa e tij ditën e shtunë ndaj Atalantës, por shqetësimet e tij muskulore e komplikojnë kthimin e tij edhe për ndeshjen e Champions League kundër Shahtjor Donjetskut. Zikaltrit nuk duan të nxitohen, por kombëtarja e Kilit është ajo që po e pret me padurim rikthimin e Vidalit, të cilin duan ta kenë në dispozicion për ndeshjet e tetorit.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/