Inzagi ka një tjetër dilemë, tekniku italian duhet të zgjedhë mes dy lojtarëve për një vend titullari në javën e parë të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 10:49

Inzagi ka një tjetër dilemë, tekniku italian duhet të zgjedhë mes dy lojtarëve për një vend titullari në javën e parë të kampionatit

Çështja e zëvendësuesit të Perisiç mbetet e hapur te Interi me teknikun e zikaltërve Simone Inzagi që duhet të zgjedhë se kujt do ti besoj krahun e majtë të mesfushës ndaj Leçes mes Robin Gosens dhe Federiko Di Markos.

GOSENS 1

Gjermani niset si i favorizuar në hierarkinë e zikaltërve, por problemet e fundit që ka shfaqur me formën fizike kanë shqetësuar Inzagin i cili po mendon të mos e aktivizojë Gosens nga minuta e parë.

DIMARKO

Në këto kushte pritet që Di Marko ta startojë sfidën ndaj Leçes me italianin që është testuar në miqësoret e fundit në atë rol ku ka bërë shumë mirë, me Inzagin që pritet ti besojë krahun e majtë në ndeshjen e parë të Interit në Serinë A për këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"