Inzagi: Juve s’na vodhi asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2014 | 15:31

Inzagi: Juve s’na vodhi asgjë

Alegri dhe InzagiFilipo Inzagi u pa disi nervoz në fund të ndeshjes, por përpara gazetarëve trajneri i Milanit analizon me qetësi sfidën, duke treguar edhe një sportivitet për t’u marrë shembull, duke anashkaluar dyshimin mbi momentin e penalltisë. “Në fund të sfidës isha i nervozuar sepse gjatë gjithë kësaj jave kisha shpresuar se mund të ishim në lartësinë e një skuadre të jashtëzakonshme si Juventusi. Nuk është se nuk jam i kënaqur nga prova e të mive, por nga ana tjetër është e kotë të zhgënjehen, sepse e di mirë se nga ku e kemi nisur sivjet. Që në fillim tentuam t’i mbajmë kokë Juventusit, duke rrezikuar dhe me goditjen e Hondës, madje edhe pas golit patëm një reagim pozitiv, por tani bëjmë mirë që të mendojmë për ndeshjen e të martës kundër Empolit, e cila do jetë vërtet e vështirë. Kjo ndeshje duhet të na shërbejë si bindje në vetvete se duke punuar mund të rritemi edhe ne në nivelin e Juves dhe Romës, por ndërkohë na duhet shumë punë dhe kaq. Penallti e dyshimtë për ne? Juventusi nuk vodhi asgjë, ndërsa neve na mbetet vetëm krenari për paraqitjen e bërë. Shihni golin e Juves, një aksion i kolauduar mes dy kampionëve të mëdhenj. Vuajtëm shumë, qëndruam mjaft të mbyllur, u ngushtuam mes nesh në pjesën më të madhe të ndeshjes, por edhe diçka e ndërtuam, ndaj nga kjo pikë duhet ta rinisim udhëtimin tonë. Mos harrojmë se vjet ky ekip u ndal te 50 pikët, sa gjysma e Juves, ndaj pas kësaj humbjeje unë dhe lojtarët e mi duhet të jemi sa më realistë dhe të mendojmë të mundim rivalë të tjerë, sepse ka ende kohë dhe pikë në dispozicion për të luftuar për pozicionet e larta. Menez disi në hije? Ai e krijoi atë rast (momentin e penalltisë) që mund të na shtynte deri te barazimi, por Zheremi ka pasur disa shqetësime gjatë javës, ndonëse e ritheksoj se meritat e Juventusit nuk i diskuton askush, e merituan fitoren”, përfundoi trajneri i klubit kuqezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"