Inzagi: Ishte mënyra e vetme si mund të pësonim gol. Reagova se gjyqtari bëri me shenjë nga një metër e gjysmë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2021 | 23:28

Inzagi: Ishte mënyra e vetme si mund të pësonim gol. Reagova se gjyqtari bëri me shenjë nga një metër e gjysmë që…

Simone Inzagi ka qenë dukshëm i pakënaqur me mënyrën se si Interi i tij humbi 2 pikë shumë të rëndësishme përballë Juventusit. Trajneri i zikaltërve theksoi pas sfidës se penalltia ishte e vetmja mënyrë se si bardhezinjtë mund t’i shënonin ekipit të tij.

inzagi

“Sipas meje, kjo ishte mënyra e vetme me të cilën mund të pësonim gol. Kemi drejtuar ndeshjen që nga fillimi e deri në fund, nuk i lejuam asgjë Juventusit. Janë dy pikë të hedhur tutje që nuk më pëlqejnë. Arbitri ishte dy metra larg, tha që gjithçka ishte në rregull dhe pastaj e thirrën në monitor. Më vjen keq për tifozët se meritonim më shumë.

Duhej të shfaqnim më shumë vëmendje në atë moment se ishim 6 kundër 1, por gjyqtari ishte një metër e gjysmë larg dhe bëri shenjë që të luhej. Sigurisht erdhi gjesti im i nervozizmit që nuk ishte i bukur për t’u parë. Mendoj se në minutën e 89 kur gjyqtari që është dy metra larg bën këtë shenjë, është normale të inatosesh siç bëra unë. Gabova unë, siç gaboi gjyqtari cili nga dy metra larg tha se çdo gjë ishte e rregullt”, insistoi Inzagi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"