Inzagi i beson “Xhe-La”-së në sulm, në dilemë vetëm për krahët. Ja si pritet të rreshtohet Interi kundër Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 9:38

Inzagi i beson “Xhe-La”-së në sulm, në dilemë vetëm për krahët. Ja si pritet të rreshtohet Interi kundër Milanit

Marselo Brozoviç është dilema më e madhe e Simone Inzagit, ndërkohë që po përgatit derbin e së dielës. Rikthimi i kroatit në stërvitjen me grupin i ka rritur shpresat për ta parë të grumbulluar për sfidën, edhe pse nisja e tij si titullar është e pamundur, me trajnerin që shpreson ta ketë në pankinë.

inter superkupa

Pavarësisht rikuperimit ose jo të tij, reparti do të vazhdojë të jetë në duart e Barelës, Çalhanoglusë e Mikhitarianit që duhet ende të njohin krahët e mesfushës.

Në të djathtë Darmian është më i avantazhuar se Dumfris, ashtu si Dimarko në të majtë përballë Gosensit, me anësorët që do të përpiqen të mbështesin dyshen e sulmit.

Edhe pse Lukaku po rigjen formën, Inzagi pritet t’ia besojë ofensivën Lautaros e Xhekos, me belgun që do të ketë patjetër minuta gjatë ndeshjes.

Por ndërsa zgjedhjet janë ende për t’u bërë, dyshimet më të mëdha i përkasin sigurisht mbrojtjes. Në të djathtë të saj pritet rikthimi i Milan Shkriniarit që do të vendoset krah Açerbit e Bastonit, për të provuar të mbajnë të paprekur portën e Andre Onanës.

inter

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"