Inzagi gjen fajtorin për humbjen ndaj Realit: Gaboi rëndë, na kërkoi falje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 0:05

Inzagi gjen fajtorin për humbjen ndaj Realit: Gaboi rëndë, na kërkoi falje

Interi kërkonte një fitore ndaj Real Madrid që t’i rrëmbente vendin e parë në grup në Ligën e Kampioneve, por doli i mposhtur nga ”Santiago Bernabeu”, edhe pse bëri një ndeshje mjaft të mirë. Sipas trajnerit SImone Inzagi, fati i ndeshjes u vendos para golit të dytë të Asensios, duke identifikuar Nikolo Barela dhe kartonin e kuq të tij si momentin që i dha krahë madrilenëve për të siguruar më lehtësisht fitoren.

INZAGI

“Ka shumë keqardhje, për një pjesë të parë të bërë mirë, me personalitet. Krijuam shumë por ishim në pushim në disavantazh pa e merituar. Dëshironim një rezultat ndryshe, por do të na nevojitet për eksperienca në të ardhmen.

I kuqi i Barela? Ka bërë një gabim të rëndë. Është inteligjent dhe e ka kuptuar. Që tani u kërkoi falje të gjithëve sepse ishte një ndeshje e hapur. Të vjen keq, nuk duhej ta bënte, por do t’i shërbejë edhe atij si eksperiencë.

Cilin duhet të evitojmë në fazën me eliminim direkt? Ka skuadra shumë të fortë, njëra vlen sa tjetra. E rëndësishme është të shkojmë në ato ndeshje në formë”, tha trajneri pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"