Inzagi e kërkon te Lacio, Tare përgatit ofensivën për të transferuar sulmuesin shqiptar në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2020 | 0:16

Inzagi e kërkon te Lacio, Tare përgatit ofensivën për të transferuar sulmuesin shqiptar në Itali

Vedat Muriqi ka kaluar një sezon shumë të mirë te Fenerbahçe në Turqi, teksa falë paraqitjeve të shkëlqyera që ka zhvilluar ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha.Muriqi

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Kosovës, është në radarin e Lacios, që e dëshiron për sezonin e ardhshëm.

Në artikull thuhet se trajneri Inzagi kërkon një lojtar të fortë për sulmin dhe profili ideal që i përshtatet teknikut italian është Muriqi.

Igli Tare pritet t’i futet punës menjëherë për ta marrë në Itali, por nuk do e ketë të lehtë duke ditur që për sulmuesin interes ka shfaqur edhe Totenhemi. Nga kjo kërkon të përfitojë Fenerbahçe, që do të hapë një ankand duke filluar nga 20 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"