Investimi i Halilit te Tirana, shpërthen djali i Metush Seferit: Gënjeshtra me bisht, mbaj titujt e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2020 | 11:44

Investimi i Halilit te Tirana, shpërthen djali i Metush Seferit: Gënjeshtra me bisht, mbaj titujt e Kategorisë së Parë

 Alban Seferi, djali i Metush Seferit, ish_presidentit të Tiranës, ka reaguar ashpër pas deklaratës së Refik Halilit, se ka dashur të kontribuojë për Tiranën që në vitin 1996!

 Alban Seferi555

Alban Seferi pretendon se presidenti aktual i bardhebluve nuk po thotë te vërtetën, ndërkohë që i kujton këtij të fundit edhe renien nga kategoria për here të parë te 24 here kampionëve të Shqipërisë! Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, djali i Seferit hedh kunja edhe për titullin që sipas tij po “vjen” drejt Tiranës.

muka-halil-470x314

Ja statusi i plote:

Refik je i “madh”,tani na dole te Tirona qe ne 96-97 ppfff genjeshter(me bisht madje)ske pas lidhje me Tironen nga 93 e deri ne shtator 98 kur im ate e la edhe erdhi Lut Nuri(qe ka qene disa here sposorizues edhe ne ato vite po ti jo)me vone nuk e di po ne per here te pare te kemi degjuar si donator ne 2004 ti na thua 96-97,mer kete kampionat qe po vjen “papritur” drejt nesh….po sa per histori beje me krahet e tua e mbaj titujt e tu(ske shume po mbaji me gjithe titullin kampion ne kat 1 qe e ke ekzluzivitet)se me titujt e viteve 93-98(3 kampionate 3 kupa e 3 superkupa)ste lidh asgje. Forca Tirona

Alban Seferi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"