Investimet/ Pa mbyllur “gropat” në familjen e futbollit, FSHF vendos të ndihmojë privatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 23:43

Investimet/ Pa mbyllur “gropat” në familjen e futbollit, FSHF vendos të ndihmojë privatin

Investime dhe projekte infrastrukturore. Kjo ka qenë tema kryesore e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, i cili ka hapur dritën e gjelbër që të shpenzojë paratë e komunitetit të futbollit për të përmirësuar infrastrukturën sportivë në vend. Gjithçka normale, siç duhet të jetë në çdo federatë. Por…

fshf

Mes vendimeve të sotme, spikat miratimi me “unanimitet të plotë” i investimit në sistemin e ndriçimit në Kompleksin Tropikal. Në teori, nuk duket se ka ndonjë gjë të keqe, pasi në fund të fundit, ai është hoteli në të cilin grumbullohet e stërvitet Kombëtarja A e shumë të tjera. Në praktikë, ka shumë arsye pse ky vendimi i Ekzekutivit lë vend për debat.

Një investim i tillë, në një biznes privat, edhe pse në shërbim të Kombëtares, duket i tepruar kur mendon se FSHF ka një kompleks për ekipet Kombëtare të gatshëm, ndërsa po ndërton një të dytë që nuk dihet se kur përfundon e kur do të vihet në punë. Një shpenzim i tillë, në momentin kur shumë klube kanë nisur kambanat e alarmit për gjendjen e terreneve të tyre stërvitore, sigurisht që nuk do të lërë një shije të mirë në komunitetin e futbollit. Mjafton të shohësh Teutën kampione që ka probleme me fushën e stadiumit të saj si dhe Vllazninë fituese të Kupës që nuk ka ende një fushë të përshtatshme për stërvitje, që të kuptosh se mangësitë në infrastrukturë te familja e futbollit shqiptar nisin që nga maja, për të mos vazhduar më pas me dhjetëra klube më poshtë në piramidën e tij.

Me sa duket Ekzekutivi mendon “unanimisht” se ka zgjidhur çdo telash brenda familjes së futbollit dhe tashmë ka ardhur koha që të shohë për investimet jashtë saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"