Investime dhe ndryshime, zbardhet plani i fondit “Elliot” te Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 23:47

Investime dhe ndryshime, zbardhet plani i fondit “Elliot” te Milani

Fondi “Elliot” mësohet të ketë planifikuar një revolucion të moderuar, që sidoqoftë nuk do të përmbysë organizimin në klub. Sipas të përditshmes italiane “Il Giornale”, çdo lëvizje brenda hierarkisë së klubit do të kryhet me qetësi maksimale dhe aktualisht as Marko Fasone e as Masimiliano Mirabeli nuk rrezikojnë largimin.

1200px-The_Global_Financial_Context_Paul_Singer

Për dy krerët e “Djallit” flitet për një kufizim detyrash dhe nëse për administratorin do të ketë një përgjysmim të kompetencave, drejtori sportiv duket se do të ketë një bashkëpunëtor në punën e tij. Emri më i nxehtë është ai i brazilianit Leonardo, megjithatë nuk përjashtohet edhe afrimi te kuqezinjtë i Umberto Gandinit, aktualisht shef ekzekutiv i Romës.

PLANE – Ardhja në fuqi e “Elliot” nuk do të prekë vetëm rolet në rang drejtuesish. Një tjetër plan i fondit është ai që lidhet me merkaton në hyrje. Duke parë mundësitë e kufizuara ekonomike të Milanit, po shqyrtohet një tjetër strategji për të blerë lojtarë dhe ky orientim u konfirmua edhe nga vetë Marko Fasone pas takimit të fundit që pati me drejtuesit amerikanë në Londër. Asambleja e së shtunës do të hedhë edhe më shumë dritë mbi të ardhmen kuqezi, teksa aspekti sportiv pret vetëm vendimin e sotshëm nga KAS-i.

fassone_milan_getty

AKSIONERË – Teksa për kuotën maxhoritare janë përmendur disa emra, duket tashmë i konfirmuar afrimi si aksioner minoritar i Rikardo Silvës. Manjati italian i mediave planifikon të blejë 2 për qind të aksioneve të kuqezinjve, teksa kuota e tij do të vijë në rritje me kalimin e tremujorëve. Multimiliarder falë investimeve në sektorin e së drejtës televizive, Silva përflitej edhe për një blerje të Milanit, një hipotezë kjo që bie me afrimin e tij në klub si aksioner minoritar.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"