Intervista/ Shkëlqim Muça: Zgjedhjet për presidentin e ri nuk do ndikojnë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 22:23

Intervista/ Shkëlqim Muça: Zgjedhjet për presidentin e ri nuk do ndikojnë në kampionat

“Çdo njeri duhet të bëjë bilancin e të shkuarës së tij”, është arsyetimi i Shkëlqim Muçës për “Panorama Sport” në lidhje me rikandidimin e Dukës për kreun e FSHF-së. Sipas tij, gara zgjedhore nuk do të ketë ndikim në ecurinë e kampionatit.

Shkelqim Muca

Në gjykimin tuaj, a duket se situata me arbitrat ka precipituar dhe federatës i ka dalë jashtë kontrollit?

Duke mos qenë pranë dhe koherent me çdo ngjarje, nuk mund të jap një gjykim. Nuk i ndjek në mënyrë rigoroze ndeshjet, por i shoh rrallë dhe nuk mund të jap një gjykim për të thënë nëse situata ju ka dalë apo jo nga kontrolli. Natyrisht që problemet dhe gabimet e arbitrave nuk janë të mira, por nuk ndjek çdo ndeshje për të gjykuar në tërësi.

Meqenëse është vit zgjedhor në FSHF, a mendoni se do të ketë favorizime apo ndëshkime të klubeve në lidhje me këtë fakt?

Nuk besoj. Pasi, nëse do të favorizohet një ekip, është vetëm një votë. Pra, bëhet fjalë për një votë pro dhe i bie të ketë më shumë kundër sesa pro. Votat janë shumë dhe i bie që të favorizohet vetëm një e të tjerët të jenë kundër (Qesh…).

Në opinionin tuaj, jeni pro apo kundër rikandidimit të Dukës në krye të FSHF-së?

Nuk mund ta gjykoj unë. Çdo njeri duhet të shohë performancën e tij dhe të bëjë bilancin për atë që ka bërë.

Nëse jeni kundër, kë mund të sugjeroni?

Jo, nuk e kam menduar këtë pjesë. Më vjen keq, por nuk kam një emër si alternativë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"