Intervista për revistën prestigjioze gjermane/ Brdariç, “luftë” kryeqytetit: Vllaznia ime synon titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2021 | 15:24

Intervista për revistën prestigjioze gjermane/ Brdariç, “luftë” kryeqytetit: Vllaznia ime synon titullin

Revista prestigjioze gjermane, “Kicker”, i ka kushtuar së fundmi një artikull special trajnerit të Vllaznisë, Tomas Brdariç, duke e intervistuar atë në prag të startit të kampionatit.

brdaric

“Kategoria Superiore quhet liga e parë në Shqipëri ku Brdariç drejtoi skuadrën e Vllaznisë në sezonin e kaluar duke u renditur në fund në vendin e dytë dhe fituar Kupën e Shqipërisë.

Që nga gushti i 2020-ës, ish-lojtari i kombëtares gjermane dhe Leverkusenit punon në Shkodër duke fituar titullin e parë pas 13 vitesh në qytetin e bukur verior të Shqipërisë”, shkruan “Kicker”. Për revistën më të njohur në Gjermani, trajneri i Vllaznisë ka folur për jetën e tij në Shqipëri dhe për objektivat që ka në sezonin e ri.

Zoti Brdariç, jeni gati për startin e kampionatit të dielën?

Një skuadër nuk mund të jetë kurrë plotësisht gati, por jemi përgatitur mirë dhe unë jam gati për vitin tim të dytë në Shqipëri, edhe pse ishte disi e vështirë pasi kryem dy faza përgatitore. E para për Kupat Europiane dhe e dyta për kampionatin.

U skualifikuat në turin e dytë të Konferencë Ligës, më pas erdhi humbja 3-0 në Superkupë ndaj kampiones në fuqi, Teutës. Çfarë nuk shkoi?

Në të dyja rastet mund të kishim bërë më mirë. Rezultati në Superkupë duket i thellë, por ndeshja ishte krejt ndryshe, mund të bënim më shumë dhe meritonim më shumë, edhe pse nuk na vjen mirë, por Teuta ishte një kundërshtar i fortë dhe një skuadër e mirë. Ata luajtën në turet e Champions-it ndonëse në fund u eliminuan nga Sherifi.

Cilët janë objektivat në Shkodër në sezonin e ri?

Shikoni, futbolli në Shqipëri është dominuar nga skuadrat nga kryeqyteti, Dinamo që tani është rikthyer në Superligë, Partizani dhe Tirana. Nga këto skuadra na ndajnë vetëm 1 orë e 30 minuta me makinë, duam të jemi aty në luftën për titull mes skuadrave më të mira.

Mund t’i thyeni këto skuadra?

Është një marifet i vështirë, një dëshirë e madhe për ta bërë këtë. Por sigurisht nuk është e lehtë, pasi po flasim për skuadra të elitës. Për këtë na duhet një infrastrukturë e mirë.

brdaric

Kushtet e stërvitjes janë të mira në verë pasi dhe koha premton, por në dimër gjithçka bëhet edhe më e vështirë. Më nevojitet një fushë e mirë me bar për të praktikuar kundërsulmet e shpejta, pa këto është e vështirë për të luajtur në futbollin e sotëm modern. Këto gjëra janë vënë re nga të gjithë këtu në Shkodër.

Nga ana sportive keni bërë një punë të mirë, jeni i kënaqur?

Pa dyshim. Vendi i dytë dhe Kupa e Shqipërisë ishin diçka që kishin munguar prej shumë vitesh, kjo bëri të mundur që skuadra të shijonte edhe Kupat e Europës, çka është mirë në të gjitha këndvështrimet. Tani duam të vazhdojmë të qëndrojmë në vendet e para të tabelës. Futbolli më në fund është duke lulëzuar sërish këtu në qytet, kjo nuk kishte ndodhur prej kohësh.

Luani në një kampionat që shpeshherë është akuzuar për manipulime, terrenet kanë qenë të pa përshtatshme, çfarë ka ndryshuar?

Po, është e vërtetë, por tani është gjithçka shumë herë më serioze. Kampionati është bërë më i bukur dhe rivalizues. Terrenet janë duke u përmirësuar dhe disa prej tyre janë të nivelit europian. Për shembull, “Air Albania” është fantastik, një stadium madhështor, aty do të zhvillohet edhe finalja e Konferencë Ligës. Dhe për mbarëvajtjen e mirë të ndeshjeve tani do të jetë dhe VAR i cili do t’u vijë në ndihmë arbitrave dhe skuadrave për të marrë atë çfarë meritojnë në fushë.

Sa shanse keni për të bërë një sezon të mirë, ndoshta edhe më të mirë se vjet?

Jemi munduar të përmirësohemi në çdo repart duke marrë lojtarë të rëndësishëm që kanë luajtur në kampionate të mëdha. Dianje është një prej tyre dhe mendoj që në mbrojtje ai do të na japë garanci. Latifi është një sulmues klasi, një lojtar që ka luajtur edhe me kombëtaren. Braziliani Viktor da Silva është gjithashtu një lojtar që ka luajtur në nivele të larta.

Gjithsesi, një emër që bie në sy është ai i Tim Brdariç. Pse mungon ai?

Tim e sheh të ardhmen e tij në Europën Qendrore. Shpresoj që karriera e tij të shkojë mirë dhe ai të gjejë një skuadër të mirë.

Tomas Brdaric

Si e përjetuat Shqipërinë në pandemi dhe sa ndikim kishte ajo në futboll?

Ditët e shumta me diell e kanë bërë atë kohë edhe më të lehtë për mua, në Gjermani është ndryshe. Nuk ka pasur kurrë një mbyllje totale, por sigurisht që dhe këtu Korona u mor shumë ser iozisht. Problem kishte vetëm me turistët, pasi Shqipërinë e vizitojnë shumë të tillë. Sportistët dhe pjesëtarët e tjerë të klubit u treguan shumë korrektë në këtë aspekt duke respektuar rregullat, gjithashtu edhe duke u testuar rregullisht sipas protokolleve.

Kontrata juaj skadon në 2022. Nga Gjermania në Shqipëri, ku do të jetë destinacioni i ardhshëm?

Gjithçka është e hapur. Këtu është një sfidë e madhe për mua që të kushton shumë energji, aq më tepër kur gjithçka e bën pothuajse i vetëm. Deri vonë nuk kishte as trajner atletike dhe videoanalisti filmoi njëherë me “iPhone”-in e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"