Intervista ndryshe, mbrojtësi Laporte: Alba më karagjozi, çunat e kanë mendjen te pokeri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 23:13

Intervista ndryshe, mbrojtësi Laporte: Alba më karagjozi, çunat e kanë mendjen te pokeri

Mbrojtësi i Spanjës, Ajmerik Laporte, ka dhënë një intervistë për mediat iberike që nga qendra stërvitore e “Furisë së Kuqe” në “Universitetin e Katarit”. Intervista e tij ka qenë e një formati ndryshe, përtej deklaratave të zakonshme me natyrë sportive.

laport

Mbrojtësi ka pranuar të flasë me humor duke u përfshirë në një test në lidhje me atë çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes dhe në hotelin e kombëtares spanjolle, teksa ka zbuluar disa kuriozitete se si po përjetohet Botërori nga brenda.

Cila është loja më e zakonshme në kohën e lirë në kombëtare?

Çunat luajnë shumë me letra. Luajnë poker dhe lojëra të tjera që nuk i njoh mirë. Unë personalisht preferoj të luaj ping-pong.

Cili është specialiteti juaj?

E thashë, më pëlqen shumë ping-pongu. Nuk më pëlqej të bëj garë, por di të fitoj.

Kush është më konkurruesi në skuadër?

Unë, por nuk më pëlqen të futem në garë me askënd.

Kush është muzikanti i skuadrës?

Kemi një listë këngësh e muzike, por DJ kemi kapitenin Buskets.

Cila është muzika e preferuar juaja?

Aktualisht dëgjoj më shumë rrymën ‘Quevedo’. Në përgjithësi na pëlqen të qeshim e kërcejmë.

Kush është më karagjozi i ekipit?

Zhordi Alba.

Po më seriozi?

Varet nga momenti… Ndoshta kapiteni (Buskets).

A shihni shumë ndeshje të Botërorit gjatë grumbullimit?

Televizori është gjithnjë i ndezur, kush do sheh, kush nuk do nuk e bën.

Kush janë lojtarët që i komentojnë më shumë takimet?

Azpilikueta, Eriks Garsia… dhe disa të tjerë.

A e keni një mënyrë të festuari nëse shënoni?

Nëse shënoj unë ose Gavi do të bëjmë një veprim të veçantë të dy së bashku.

Pse, ka mësuar Gavi të kërcejë?

Qesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"