Intervista ndryshe e presidentit Duka: Nuk më pëlqen luksi, ja nga ndryshon De Biazi me Panuçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 10:20

Intervista ndryshe e presidentit Duka: Nuk më pëlqen luksi, ja nga ndryshon De Biazi me Panuçin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush LUAN” të moderatores Luana Vjollca ku dha një intervistë krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë. Edhe pse u mundua të tregojë diplomaci, duka zbuloi disa gjëra që nuk i kishte thënë më parë.

Duka dhe Luana

Nëse do të ktheja kohën pas do të bëja ndryshe…

Preferoj të shikoj përpara por megjithatë nuk do të korrigjoja shumë gjëra.

Asnjë gjë nuk do të korrigjoje?

Ndonjë gjë patjetër që po.

Mund të ma thuash?

Në fakt se kam menduar tamam tamam tani, por gjërat kryesore nuk do t’i ndryshoja.

Mendoj më shpesh për…

Për fëmijët, për familjen.

Për çfarë gjëje detyroheni të mos thoni të vërtetën?

E kam mirë raportin me të vërtetën, besoj se peshorja anon mbi 50 %.

Keni ndonjë peng në jetë?

Peng jo, jam i kënaqur me këtë çfarë më ka ofruar jeta dhe me atë çfarë kam bërë.

Duka

Më trego gjënë më të çmendur që ke bërë ndonjëherë…

Nuk jam aventurier, nuk kam bërë çmenduri. Zakonisht bëj gjëra të planifikuara, nuk më kujtohet ndonjë gjë shumë e çmendur.

Çfarë postoni më shumë në profilet tuaja në rrjetet sociale?

Nuk para i menaxhoj vetë rrjetet sociale. Në “Instagram” postoj vetëm foto në përgjithësi zyrtare.

Më keni bërë folloë mua?

Besoj se po.

Si është raporti midis premtimeve të mbajtura dhe atyre të pa mbajtura, ndaj vetes dhe të tjerëve?

Ndaj te tjerëve duhet të pyesësh të tjerë, ndaj vetës përgjithësi i mbaj.

Si e përkufizoni luksin?

Duke mos qenë personi i luksit, nuk është se më pëlqen shumë.

Çfarë është një gjë nga e cila nuk do të hiqnit dorë kurrë?

Dashuria për gjithçka.

16 vite në krye të FSHF-së janë pak, shumë apo mjaftueshëm?

Mjaftueshëm!

A e keni menduar ndonjëherë se presidentin e FSHF-së mund ta bëjë më mirë dikush tjetër?

Jo, kam menduar se si mund ta bëjë më mirë vetë.

Cilët nga trajnerët e Kombëtares, që ka qenë ose aktual, është më shumë kërkues?

Këtu do më duhet të bëj presidentin, trajneri aktual.

Ku ndryshon De Biazi nga Panuçi?

Njëri quhet Xhani, tjetrin Kristian. I pari është më diplomat, i dyti më i drejtpërdrejt.

Si janë marrëdhëniet jashtë fushës me futbollistët e Kombëtares?

Të mira, me ish-futbollistët dhe futbollistët aktual.

Cilin e keni më shumë mik, më përzemërt?

Realisht nuk është se kam dikë më shumë, i dua të gjithë.

Në cilin muaj do të jetë funksionale “Arena Kombëtare”?

Në 2019, objektivi për në mars.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"