Intervista ndryshe, Abazaj: E kam pasur më të vështirë Kombëtaren. Gavazaj: Jashtë fushe jemi miq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 16:51

Intervista ndryshe, Abazaj: E kam pasur më të vështirë Kombëtaren. Gavazaj: Jashtë fushe jemi miq

Kristal Abazaj dhe Enis Gavazaj, do të jenë kundërshtarë sot në fushë, teksa Skënderbeu dhe Luftëtari do të luajnë sfidën e vlefshme për javën e 26-të. Por, në një intervistë ndryshe para fillimit të takimit, të dy flasin për të përbashkëtat që kanë, por edhe për emocionet e kësaj ftese.

abazaj gavazaj

Si u ndjetë për këtë ftesë nga Kombëtarja?

Gavazaj: Është një emocion i papërshkrueshëm. Kombëtarja është gjëja më e madhe që mund të arrijë një futbollist, e kemi pritur me shumë qejf dhe do të japim maksimumin.

Abazaj: Kur të vjen ftesa nga Kombëtarja, është një ëndërr që nga fëmijëria të luajë për Shqipërinë.

Keni pasur një ardhje të ndryshme tek Kombëtarja. Gavazaj nga Genti, më pas dëmtimi dhe rikuperimi tek Genti. Ndërsa Abazaj, nga Elbasani tek Gjirokastra. Kush e pati më të vështirë të arrijë Kombëtaren?

Gavazaj: Ajo ishte diçka e të kaluarës. Këtë sezon të dy kemi bërë maksimumin. Paraqitjet e mira këtu, dhe performancat e mira në Europë për mua kanë bërë që të arrij Kombëtaren.

Abazaj: Enisi e ka pasur pak më të lehtë se unë, pasi ka luajtur me Skënderbeun në Europë. Dihet që ka cilësi, dhe ka pasur mundësi t’i shfaqë edhe në arenën ndërkombëtare. Unë e kam pasur pak më të vështirë. Jam prej 2 sezonesh tek Luftëtari, dhe militojmë tek vendi i katërt apo i pestë. Është diçka e madhe të kapësh Kombëtaren nga Luftëtari.

Përveç numrit, luani të dy edhe në të njëjtin pozicion. Sot jeni kundërshtarë, nesër jeni bashkë tek Kombëtarja, por edhe aty jeni kundërshtarë për pozicionin.

Gavazaj: Në fushë jemi kundërshtarë, por jashtë jemi miq. Edhe në Kombëtare jemi miq, edhe pse kemi të njëjtin pozicion. Jemi për të mirën e Kombëtares.

Abazaj: Nuk jam aspak xheloz. Ndihemi krenar pasi përfaqësojmë të dy Kombëtaren. Kush ta meritojë më pas, të luajë. Kjo është gjë e mirë.

Keni shumë të përbashkëta…

Gavazaj: Përveç numrit, kemi edhe numrin e parbashkët…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"