Intervista e veçantë/ Strakosha: Kam lindur vetëm për futboll, nuk luaj dot me topin përveç duarve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 18:09

Intervista e veçantë/ Strakosha: Kam lindur vetëm për futboll, nuk luaj dot me topin përveç duarve (VIDEO)

Në një intervistë të veçantë të projektuar nga kanali zyrtar i Lacios në “Youtube”, katër futbollistë, nga më të rëndësishmit e këtij sezoni për lacialët, i janë përgjigjur pyetjeve nëpërmjet telefonit. Krah gardianit shqiptar, ishin edhe Imobile, Parolo dhe De Vrij. Më poshtë, përgjigjet e Tomas Strakoshës…

strakosha lacio

Nofka që ju thërrasin në skuadër?

Më thërrasin “Strako”.

Si filluat të luani futboll?

Kam filluar të luaj futboll, kur isha 4 vjeç, teksa shikoja babanë tim, i cili ishte edhe idhulli im.

Në çfarë roli keni filluar?

Gjithmonë portier.

Çfarë muzike dëgjini para ndeshjes?

Dëgjoj zhanrin hip-hop, pasi jam gjithmonë i karikuar kur vjen ndeshja.

A mund ta mbani topin në xhonglim teksa jeni me telefon?

Preferoj të luaj gjithmonë me duar, pasi jam i dobët me këto gjëra.

Cilin nga rrjetet sociale pëlqeni?

Instagram, përgjithmonë.

Postimi i fundit?

Sot, në orën 11.

Si e festoni një gol?

Kthehem nga ultrasit e Lacios, dhe festoj me ta.

Çfarë sportisti mendoni se do ishit bërë, nëse jo futbollist?

Kam lindur për të luajtur futboll, nuk do bëja gjë tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"