Intervista/ Agustin Kola: Arbitrat mëkat i presidentëve, nuk pres ndryshime në Federatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 22:41

Intervista/ Agustin Kola: Arbitrat mëkat i presidentëve, nuk pres ndryshime në Federatë

Agustin Kola është i mendimit se gabimet e xhaketave të zeza në futbollin shqiptar vijnë si pasojë e ndë- rhyrjeve nga vetë presidentët e klubeve. Gjatë intervistës për “Panorama Sport”, ai arsyeton opinionin pro në lidhje me rikandidimin e Dukës për postin e kreut të FSHF-së, ndërkohë që atakon emrat politikë.

Agustin Kola

Në gjykimin tuaj, a duket se situata me arbitrat ka precipituar dhe federatës i ka dalë jashtë kontrollit?

Federatës i “bihet kot në qafë”. Janë këta presidentë të klubeve që i blejnë dhe i përdorin sipas interesave arbitrat. Nuk ka lidhje federata, e cila është institucion më vete. Unë po bëj një pyetje, pse nuk po e krijojnë Ligën Profesioniste këta presidentë, por rrinë dhe kërkojnë ndihmë nga FSHF?! Unë personalisht nuk kam asnjë interes. Sa i përket arbitrave, e ripërsëris që presidentët i blejnë si të duan. Në momentet që kanë interes, i përdorin në favor, kur nuk kanë interes, i shajnë.

Meqenëse është vit zgjedhor në FSHF, a mendoni se do të ketë favorizime apo ndëshkime të klubeve në lidhje me këtë fakt?

Jo nuk e shoh këtë çështje. Kam parë madje që shumë i janë kundërvënë federatës duke përmendur edhe emra të caktuar, për shembull, si në rastin e Finos. Sa i përket pyetjes suaj, vetëm kur ka zgjedhje politike, bëhen këto punë që i përdorin presidentët për vota.

Në opinionin tuaj, jeni pro apo kundër rikandidimit të Dukës në krye të FSHF-së?

Nëse jeni kundër, kë mund të sugjeroni dhe nëse jeni pro, pse? Opinioni im personal është që Duka të kandidojë sërish sepse e mori federatën kur ishte te shkallët e stadiumit dhe ku mbante erë vendi sepse kryheshin nevojat kur ekipet mbaronin ndeshjet. Tani e bëri me shtëpi. Më pëlqen sepse ka zgjedhur djem e vajza të rinj që janë me shkollë dhe me kualifikime.

Arriti kulmin që kur të tjerët i sillnin maksimumi një milion euro, ky solli qindra të tilla. Gjithç- ka është biznes dhe ai solli të ardhura të mëdha. Gjithashtu, ai e çoi edhe Kombëtaren në Francë, nuk e bëri as politika dhe as këto presidentë klubesh që kemi. Sa i përket lakimit të emrave politikë, nuk e di se çfarë lidhje ka një njeri i politikës në këtë çështje. Akoma kërkon politika prej popullit?! Pse pak po e keqtrajton politika popullin saqë duhet ta bëjë këtë gjë edhe në sport?!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"