Interpoli, mijëra arrestime për baste ilegale gjatë Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2016 | 20:18

Interpoli, mijëra arrestime për baste ilegale gjatë Europianit

Më shumë se 4100 persona janë arrestuar dhe rreth 13,6 milionë dollarë janë sekuestruar në dy operacione masive policore të Interpolit i cili kishte si objektiva qendrat dhe faqet e internetit ilegale të basteve sportive në Azi dhe Europë.

SOGA-Aces-5_sqligallerysliderImage

Sipas informacioneve nga vetë Interpoli, rreth 4000 bastisje ishin kryer në Kinë, Hong Kong, Makao, Francë, Greqi, Itali, Malajzi, Singapor, Tajlandë dhe Vietnam, duke mbyllur pika bastesh ilegale të cilat kishin qarkulluar rreth 649 milionë dollarë gjatë zhvillimit të Euro 2016.

SOGA-Aces-6_sqligallerysliderImage

Zyrtarë të Interpolit e cilësuan këtë si një nga operacionet më të mëdha të të gjitha kohëve, sidomos në Azi ku tregu i basteve sportive lulëzon prej shumë vitesh.

SOGA-Aces-3_sqligallerysliderImage

“Bastet ilegale sportive sigurojnë të ardhura të mëdha për rrjetet e organizuara kriminale të cilat janë të lidhura shpesh me korrupsionin, trafikun e qenieve njerëzore dhe pastrimin e parave”, deklaroi Xhim Anderson, shefi i departamentit të Antikorrupsionit dhe Krimit Financiar në Interpol. Sipas kësaj zyre, gjatë viteve të fundit, falë aksioneve të Interpol janë mbyllur rreth 3400 pika ilegale bastesh, të cilat kishin qarkulluar rreth 6,4 miliard dollarë baste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"