Internacionali bën histori, Apolonisë i “skuqet” trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 22:52

Internacionali bën histori, Apolonisë i “skuqet” trajneri

Internacionali bën histori, merr titullin e parë kampion për 15- vjeçarë. Në finalen e luajtur në “Elbasan Arena”, ata kanë mundur skuadrën e Apolonisë në shifrat 2 me 1. E vendosi sfidën Syla me penallti dhe rrjeta e Gucit, duke e bërë të pavlefshëm golin e Tahirajt për fierakët.

internacional-kampion-u15-768x418

Përballja do të niste që në minutat e para me vrull. Internacionali sheh më shumë rreth portës kundërshtare dhe në të 6-ën fiton një penallti, pas një pengimi në zonë. Kontestojnë fierakët, madje trajneri i tyre del me të kuqe pas ofendimeve ndaj gjyqtarit.

E merr përsipër Syla dhe nuk gabon. Loja bëhet interesante, por bardhejeshilët janë paksa nervozë dhe nuk dalin dot në lojën e tyre. Në të 23- ën, Guci ikën bukur nga e djathta dhe diagonale e dërgon topin mbi portierin duke dyfishuar rezultatin. Loja është me ritëm, sepse dy minuta më pas goditja e Toskës për fierakët devijohet mrekullisht nga portieri dhe shkon në këndore. Megjithatë, në të 34-ën fierakët ia dalin të ngushtojnë diferencat me anë të Tahirajt.

Pjesa e dytë nis me një Apoloni më kërkuese, por gjithsesi rastet e pastra për shënim mungojnë. Loja ashpërsohet dhe nuk mungojnë ndërhyrjet e ashpra nga të dyja ekipet në fushë, duke e detyruar kryesorin të nxjerrë kartonët e verdhë, ndërkohë që jep një të kuq tjetër për një pjesëtar të stafit të Apolonisë pas protestave për një pozicion jashtë loje.

iNTERNACIONAL APOLONIA

Belloj në të 62-ën godet fort brenda zonës, por largon me vështirësi portieri i Apolonisë, duke i mohuar golin e tretë. Tahiraj provon për fierakët, por goditja e tij është shumë e lehtë për të vënë në rrezik portën kundërshtare. Nuk ka më kohë dhe ata që festojnë në fund janë djemtë e Internacionalit, me trofeun që i akordohet nga numri dy i FSHF-së, Ilir Shulku.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"