VIDEO/ Interit i del “dehja” e triumfit me Juventusin, zikaltërit ngecin me Udinezen. Konten e tradhëtojnë nervat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 23:51

VIDEO/ Interit i del “dehja” e triumfit me Juventusin, zikaltërit ngecin me Udinezen. Konten e tradhëtojnë nervat

Interi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 me Udinezen. Edhe pse zikaltërit erdhën të karikuar pas fitores së bujshme 2-0 ndaj Juventusit javën e kaluar, sot ndaj vendasve, ekipi i Kontes nuk arriti të marrë maksimumin e pikëve në këtë sfidë. 
udine

Lautaro Martinez shkundi rrjetën në minutën e tetë, por u detyrua ta ndërpriste festën teksa arbitri e anulloi golin për pozicion jashtë loje. Të gjitha përpjekjet për të shënuar rezultuan të kota teksa Interi nuk arriti ta shkundë rrjetën. Tekniku Antonio Konte u penalizua me karton të kuq për protesta ndaj arbitrit Fabio Mareska.

Në këtë mënyrë, Interi humbi mundësinë e mirë për të barazuar Milanin me pikë teksa kuqezinjtë u mposhtën 0-3 nga Atalanta në “San Siro”.

FT| UDINEZE-INTER 0-0

FORMACIONET ZYRTARE 

UDINEZE – (3-5-2): Muso; Bekao, Bonifazi, Samir; Striger Larsen, De Pol, Arslan, Perejra, Zigelar; Lazanja, Deulofeu. Trajner: Luka Goti.

INTER – (3-5-2): Handanoviç; Skriniar, De Vraj, Bastoni; Hakimi, Barela, Brozoviç, Vidal, Jang; Lautaro Martinez, Lukaku. Trajner: Antonio Konte.

renditjaaa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"