Interi “zvarritet”, Konte: Nuk duhet të ulim ritmin në lojë, duhet t’i përmirësoj këta djem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 18:10

Interi “zvarritet”, Konte: Nuk duhet të ulim ritmin në lojë, duhet t’i përmirësoj këta djem

Trajneri i Interit Antonio Konte pranon se ekipi i tij nuk duhej të ulte ritmin në sfidën kundër Leçes.

kONTE

Pas barazimit të dytë radhazi në kampionat 1-1, tekniku zikaltër shprehet se është i kënaqur nga ky kontigjent futbollistësh dhe pavarësisht prurjeve të mundshme në kampin zikaltër, ai do të vazhdojë t’i besojë kontigjentit që ka në dispozicion.

Pakënaqësitë nga ndeshja e sotme? Rezultati final erdhi sepse ne nuk dhamë maksimumin si në pjesën e parë. Nuk duhet të tolerojmë asnjë ulje të ritmit të lojës, sepse pastaj kthehemi në një skuadër normale. Nëse luajmë nën ritmin e duhur, atëherë humbasim dhe aftësinë për të fituar.

interiiii

Merkatoja e Interit? Është një muaj i vështirë, nuk është e lehtë ta menaxhosh situatën. Nuk dua të hyj në detaje sepse çdo fjalë që mund të them transformohet në media. Jam i lumtur me këta futbollistë që kam. Pastaj klubi është ai që realizon blerjet dhe unë si trajner duhet të përmirësoj këta djem”, përfundoi Konte.

Me barazimin e dytë radhazi 1-1 pas frenimit që i bëri Atalanta javën e kaluar, Interi i jep mundësinë e mirë Juventusit të krijojë një diferencë me 4 pikë në renditjen e kampionatit italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"