Interi zgjidh dilemat me 3 rebelët, ja largimet e fundit në radhët e zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2018 | 18:28

Interi zgjidh dilemat me 3 rebelët, ja largimet e fundit në radhët e zikaltërve

Në Brazil i kanë për gatitur fanellën me numër 10, rikthimi i talentit të shtëpisë është gati për t’u shpallur: te San Paolo, Gabigolin po e presin me shumë gëzim. E në fakt, zikaltrit kanë anuluar marrëveshjen me Benfikën dhe janë gati ta transferojnë lojtarin te bardhezinjtë deri në dhjetor (huazim për 1,5 milionë euro, përfshi edhe pjesë nga paga e sulmuesit).

Zhoao Mario vs Juve

ZHOAO MARIO – Por, Interi po përpiqet të krijojë hapë- sirë në “shtëpi” dhe lojtari tjetër që ka përgatitur valixhet për një udhëtim është Zhoao Mario, gjithmonë e më pranë Premier Ligës. Interi e Uest Hemi po limojnë diferencat për kalimin në huazim të portugezit deri në qershor. Lojtari, pas një meditimi qartësues, ka vendosur të pranojë transferimin në vend të pankinës dhe i ka thënë “po” klubit londinez: shifra mendohet të jetë rreth 2 milionë euro për huazimin (paga do mbulohet tërësisht nga Uest Hemi), ndërsa çmimin e blerjes Interi e ka fiksuar në 35 milionë.

eder

EDER – Interi po kërkon me ngulm një buxhet për t’u rikthyer në merkato në kërkim të një përforcimi vendimtar për Spaletin. Pretendenti kryesor duket Kristal Palas, me zikaltrit që duan të diskutojnë shitjen e lojtarit dhe jo huazimin. Por, në horizont ja tek është shfaqur Zeniti, ku trajneri Mançini do e mirëpriste sulmuesin.

gabigol

EMRA TË RINJ – Sipas “Gazzetta dello Sport”, duke parë vështirësitë për të arritur te Ramirez, drejtuesit zikaltër po vlerësojnë disa profile dhe emri më i lakuar është Uilliam Karvaljo, mesfushor i Sportingut të Lisbonës (portugezi, i vitlindjes 1992, u shpall kampion europe me përfaqësuesen e tij në 2016-ën). Emrat e tjerë në listën e objektivave për mesfushën janë Uillan Siprien i Nisës (vitlindja 1995, ish-shok skuadre i Dalbert), Manuel Fernandes i Lokomotivës së Moskës dhe Ives Bisuma i Lilës. Për mbrojtjen po mendohen Mark Oliver Kempf i Frajburgut dhe Varela i Atletiko Penjarol.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"