Interi zbret nesër në fushë, pritet debutimit i Lukakut për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2021 | 17:10

Interi zbret nesër në fushë, pritet debutimit i Lukakut për sezonin e ri

 Të mërkurën e 28 korrikut në orën 18:00 Interi do të ketë një tjetër test miqësor në kuadër të fazës përgatitore para fillimit të kampionatit.

inter

Krotone, ekipi që vjen nga Seria B, u bë dje e njohur që do të jetë kundërshtari i radhës i zikaltërve.

Kjo do të jetë përballja e katërt e kësaj vere, pas atyre të luajtura në Zvicër kundër Luganos (përfundoi 2-2 dhe Interi fitoi me penallti) kundër Pro Verçelit (Interi fitoi 4-0) dhe testit të ditëve të fundit kundër Pergoletezes që u mbyll me rezultatin e thellë 8-0 në favor të zikaltërve. Nga ndeshja me Krotonen mund të shohin në fushë edhe Romelu Lukakun që mund të bëjë debutimin e këtij sezoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"