Interi zbarkon në Korçë, në shtator pritet edhe vizita e Zanetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 11:11

Interi zbarkon në Korçë, në shtator pritet edhe vizita e Zanetit

“Inter Akademi Albania” zbarkon edhe në Korçë. Ditët e fundit janë hedhur edhe themelet e një bashkëpunimi mes Skënderbeut dhe klubit milanez. Ky është lajmi i madh që vjen nga kampi bardhekuq, në prag të ndeshjes me Dinamon e Zagrebit.

Takaj - Filo tribune

Burime për “Panorama Sport” bënë me dije se ky projekt madhor ka filluar të hidhet në letër dhe do vetëm pak kohë për t’u vënë në zbatim dhe puna të nisë normalisht. I gjithë bashkëpunimi qëndron në akademinë që ekipi i Interit do të hapë në Korçë dhe do shërbejë për të monitoruar nga afër zbulimin e talenteve.

Kjo është pika e parë e diskutimeve që u zhvilluan një ditë më parë mes përfaqësuesve të deleguar të klubit zikaltër dhe prezencës së kryebashkiakut Filo, ish zv/kryeministrit Peleshi dhe pjesëtarëve të klubit bardhekuq të Skënderbeut. Vizita e parë e përfaqësuesve të Interit në Korçë ka qenë pozitive, madje kanë mbetur të mahnitur nga qendra olimpike që po ndërtohet në Korçë dhe nga terrenet sportive atje.

giovanili-inter

Gjithsesi, më i rëndësishëm mbetet projekti që kanë në plan të ndërtohet. Interi do të zhvillojë në Korçë akademinë e tij, ku Skënderbeu do të jetë përfaqësues ekskluziv i Interit në Shqipëri. Një hap gjigant ky, si për akademinë e qytetit, ashtu edhe për klubin Skënderbeu. Në vijim të projektit do të ketë bashkëpunime mes klubeve në një formë “binjakëzimi”. Nga ana tjetër, Interi pritet që të dërgojë në Korçë një prej trajnerëve të akademisë së vet, i cili do të jetë mbikëqyrës në procesin e formimit dhe përzgjedhjen e talenteve.

zaneti

Ndërkohë që edhe Skënderbeu në këtë pjesë do të ketë përfitime të mëdha, si nga ana e eksperiencës, qoftë nga ajo e menaxhimit të lojtarëve dhe afrimit të futbollistëve të një niveli më të lartë pikërisht nga ekipi zikaltër dhe jo vetëm. Në javët në vijim, në shtator ndoshta, pritet që të mbërrijë në Korçë edhe zv/ presidenti i Interit, Havier Zaneti, për të parë nga afër projektin dhe terrenet sportive.

Llazi Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"