Interi, tifo për Lacion. Në Itali duan 5 ekipe në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 18:36

Interi, tifo për Lacion. Në Itali duan 5 ekipe në Champions

Me Serinë A që po i afrohet fundit, ekipet italiane që synojnë një vend në Ligën e Kampioneve, përveç llogarive vetjake, duhet të bëjnë edhe ato të Lacios. Pikërisht kështu, pasi ekipi ku militon Thomas Strakosha, në rast fitoreje të Ligës së Europës, do ta gjente veten menjëherë në fazën e grupeve të Champions-it.

Një arritje e dyfishtë e Lacios në Europë përmes kampionatit dhe Ligës do t’i hiqte Italisë mundësinë për të pasur pesë klube të Serisë A në kompeticionin elitar. Me një pikë më pak se Lacio, ekipi i parë që mund të përfitojë nga suksesi europian i bardhekaltërve në këtë moment do të ishte Interi që me bardhekaltërit ka edhe ndeshjen e kampionatit pas finales së Lionit.

inter lacio

CHAMPIONS 5 + EUROPA 2

Që Lacio të fitojë Ligën e Europës, nuk duket edhe aq e pamundur sepse, duke përjashtuar Aletikon e Madridit, rivalet e tjera nuk janë male të pakapërcyeshme. Arsenali, Marseja dhe Lajpcigu janë brenda mundësive të kryeqytetasve dhe pjesëmarrja në Champions është një stimul shtesë përtej vlerës që ka vetë trofeu “i vogël” europian. Me renditjen e momentit, për djemtë e Simone Inzagit nuk do të kishte asnjë risi në nivel kupash europiane për sezonin e ardhshëm. Në fakt, Lacio e vendit të katërt në Serinë A është vetëm një pikë larg Interit dhe një vend i pestë i shoqëruar me suksesin në Europë mund të ishte një dhuratë e bukur jo vetëm për Interin, por për të gjithë lëvizjen futbollistike italiane, e cila do të përfaqësohej në Ligën e Kampioneve të sezonit 2018-19 me pesë ekipe. Juve, Napoli, Roma e Inter do të ishin përfitueset direkte, e po ashtu Milani dhe Fiorentina do të kishin të lirë rrugën për grupet e Ligës së Europës.

CHAMPIONS 5 + EUROPA 3

Kjo është hipoteza më e komplikuar, pasi për verifikimin e saj nevojiten dy elemente, pasi përveç fitores së Ligës së Europës, duhet që Lacio në kam pionat të renditet e shtata (praktikisht duhet të koleksionojë humbje deri në fund të sezonit). Në rastin në fjalë dhe me renditjen aktuale, Italia do të kishte 5 klube në Champions (Juve, Napoli, Roma, Inter, Lacio) dhe tre në Ligën e Europës (Milan e Fiorentina në grupe dhe Sampi në paraeliminatore).

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"