“Interi s’ka ide të qarta”, Del Piero: Mesfusha e Kontes bosh, tani duhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 13:09

“Interi s’ka ide të qarta”, Del Piero: Mesfusha e Kontes bosh, tani duhet…

Legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero thotë se duhet të ndryshojë patjetër diçka në skuadrën zikaltër. “Kemi folur për ndeshjet e mëparshme kur Interi falë kualitetit të futbollistëve dhe vendosmërisë ka arritur që të përmbysë ndeshjet dhe të marrë rezultate, por këtë herë kemi parë që gjërat nuk po funksionojnë siç duhet dhe shumë gjëra duhen përmirësuar.

del piero

Duhet të rikthehen të gjithë një grup, sepse ekipi duket i pabashkuar dhe konfuz në fushën e lojës. Nuk ka ide të qarta, ashtu siç ishte një vit më parë. Zikaltrit nuk kanë pësuar gola vetëm në dy ndeshjen, ndërsa Shahtjori nuk ka pësuar gol vetëm nga Interi. Ka diçka që nuk shkon në aspektin teknik. Ndoshta duhet të ndryshojë dhe taktika e trajnerit. Këtë herë, mesfusha e Interit ishte bosh dhe e lejonte Realin që të sulmonte dhe të bënte çfarë të donte”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"