Interi “siguron” Pastoren, argjentinasi do zikaltrit dhe përgjysmon pagën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2018 | 10:53

Interi “siguron” Pastoren, argjentinasi do zikaltrit dhe përgjysmon pagën

Ka qenë një e mërkurë e zjarrtë për merkaton e Interit. Asnjë marrëveshje zyrtare, por shumë lëvizje, në hyrje e në dalje. Ndërsa u përcaktuan largimet, në huazim të Gabigolit e Zhoao Marios, në mbrëmjen e vonë ka ardhur “bomba”: Havier Pastore është shumë pranë Interit. Argjentinasi (gol me PSG-në në Kupën e Francës), pas kontakteve intensive mes drejtuesve zikaltër (veçanërisht Sabatinit) dhe menaxherit të tij Simonian, ka dhënë miratimin e tij për transferimin në Milano.

javier_pastore_julian_draxler_psg_liverpool_gettyimages-835968154

Një lëvizje vendimtare sepse lojtarit i skadon kontrata në qershorin e 2019- ës: që në janar, dëshira e tij për një aventurë të re është e rëndësishme.

PAGA – Hapi i madh që Pastore duket gati të kryejë, është i lidhur me “shkurtimin” e pagës: te PSG-ja argjentinasi, 29 vjeç në qershor, përfiton 10 milionë euro neto në sezon: një shifër shumë e lartë për Interin. Nga sa është përfolur, megjithatë, fantazisti është gati të ulë 30% të pagës, duke e përfshirë këtë pjesë në kontratën e re që do skadonte së paku në 2021-shin.

Pastore

FJALA PSG-së – E tashmë mbetet pjesa më e vështirë: duhet bindur PSG-ja, që prej kohësh ka vendosur të mos e lëshojë lojtarin në huazim dhe nuk po ndryshon qëndrim. Për arsye të lidhura me “Fair Play Financiar”, parisianët do dëshironin të arkë- tonin së paku 20 milionë euro nga shitja.

Zikaltrit janë gati të ofrojnë huazimin me një garanci: PSG-së do i premtohet që tani një shifër e rëndë- sishme, para që mund të arkë- tohen nga operacioni analog në zhvillim me Uest Hemin për Zhoao Marion. Më pas do përcaktohet çmimi për të drejtë blerjeje për qershorin. Alternativa tjetër është propozimi i një huazimi me detyrim blerjeje në fund të sezonit 2018-’19.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"