Interi shmang gjobën nga UEFA, brenda 12 muajsh merkato faraonike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2017 | 14:55

Interi shmang gjobën nga UEFA, brenda 12 muajsh merkato faraonike

Interi zbuloi dje se ka respektuar kushtet që i kishte vendosur UEFA dhe rrjedhimisht shmang gjobën e radhës. Lajmin e mirë e dha vetë klubi zikaltër, i cili zbuloi se plani për vitin fiskal 2016 është përmbushur me sukses.

Inter kinezet

“Interit iu komunikua sot (dje) nga UEFA dhe ‘Club Financial Coltrol Body’ se ka arritur objektivat e ‘Settlement Agreement’ të firmosur më 2015-ën. Në njërën prej këtyre pikave parashikohej se deficiti për 2016 duhet që të ishte deri në 30 milionë euro. Falë këtij rezultati, klubi nuk do të jetë i detyruar të paguajë shtatë milionë euro gjobë”, thuhej në komunikatën e klubit zikaltër.

Milanezët gjetën rastin për t’u komunikuar tifozëve se, deri më tani kishin bërë hapa të mëdhenj në këtë drejtim. Në 2015-n, deficiti i shoqërisë kishte qenë 110 milionë euro. Në bilancin e ardhshëm parashikohet që humbjet të shkojnë në zero dhe, më në fund, Interi të futet në merkato për emra të mëdhenj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"