“Interi, sfida më e vështirë e karrierës”, Konte: Lukaku është egërsuar, s’ekziston një pakt për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2021 | 12:02

“Interi, sfida më e vështirë e karrierës”, Konte: Lukaku është egërsuar, s’ekziston një pakt për titullin

Antonio Konte e konsideron Interin si sfidën më të vështirë të karrierës së tij, por është krenar për ecurinë që ka pasur skuadra gjatë kësaj kohe dhe thotë se duhet të shkojnë deri në fund.

konte

PROVË E KALUAR – “Luajtëm ndaj Xhenoas, e cila ishte në një formë të jashtëzakonshme në javët e fundit dhe kishte bërë një pikë më pak sesa Interi. Ishte një ndeshje pozitive, me vendosmëri dhe përqendrim. Nuk rrezikuam asnjëherë dhe ishim të zotët për të shënuar 3 gola. Perin mbajti portën e paprekur në shumë raste. Skuadra është duke u rritur dhe ka besim se do të arrijë larg, por mungojnë ende 14 ndeshje dhe tani mendojmë për Parmën. Duhet të tregojmë se asgjë nuk ka qenë rastësi. Duam t’i japim kënaqësi popullit zikaltër”.

PAKT TITULLI – “Nuk kemi pak për titullin, por kur je tek Interi gjithmonë duhet të kesh ambicien për të fituar. Historia e këtij klubi flet qartë. Unë jam duke kaluar sfidën më të vështirë dhe më të bukur të karrierës time. Më kishin thënë që nuk duhet të shkoja tek Interi dhe të tjerë donin kokën time pas humbjes me Realin. Por, ecuria ka qenë pozitive. Nëse tani do të ishim në Champions, do të luanim kundër kujtdo”.

JUVENTUSI – “Nuk duhet të kujtojmë që diferencat në favor të Juventusit kanë qenë të mëdha dhe ata ishin 20 pikë përpara Interit. Vitin e kaluar u përmirësuam shumë, ndërsa këtë vit vazhduam rrugën tonë. Jemi duke bërë diçka të bukur, por duhet të vazhdojmë. Është krijuar një empati në skuadër”.

“SUNING” – “Kur je në një skuadër si Interi, pavarësisht atyre që ndodhin jashtë, duhet të përqendrohesh në fushën e lojës. Energjitë tona duhet të përqendrojmë vetëm në fushë”.

PARMA- “Kemi kohën e duhur për ta përgatitur. Duhet të mendojmë për ndeshjen pa bërë llogari. Kemi respekt për Parmën dhe do të zbresim me formacionin më të mirë”.

LUKAKU- “Është rritur dhe po rritet shumë. Tani po punon në aspektin mental dhe për të qenë më i egër. Kjo është e rëndësishme. Ai ka bërë një ndeshje të madhe. Jam i kënaqur edhe për Sançezin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"