Interi “sakrificë” për Kumbullën, zikaltërit pranojnë shkëmbim me Veronën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 23:28

Interi “sakrificë” për Kumbullën, zikaltërit pranojnë shkëmbim me Veronën

Interi ndihet gati të sakrifikojë dy lojtarë për të rrëmbyer Marash Kumbullën.

marash-kumbulla-001

Zikaltërit janë gati për t’i luajtur të gjitha kartat në mënyrë që të sigurojë shërbimet e talentit shqiptar Marash Kumbulla.

Verona është e gatshme vetëm për ta shitur xhevahirin e saj, edhe pse do të ishte e hapur për një shkëmbim të mundshëm me Interin nëse i afrohet vlerës 30 milionë €.

Prandaj, Interi ka bërë gati dy futbollistët Federiko Dimarko dhe Edi Salsedo për t’ia ofruar Veronës në mënyrë që verdheblutë të lënë të lirë mbrojtësin e Shqipërisë.

Pavarësisht se zikaltërit kanë këmbëngulur më tepër për të blerë Kumbullën, një numër i madh klubesh të mëdha janë rreshtuar në derën e  Veronës për të blerë Kumbullën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"