Interi rebelohet përpara Fiorentinës, tjetër telash me gazetën italiane. Publikon letrën ku ofendohet Konte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 9:25

Interi rebelohet përpara Fiorentinës, tjetër telash me gazetën italiane. Publikon letrën ku ofendohet Konte

Interi ka vendosur të anulojë konferencën për shtyp të Antonio Kontes në prag të sfidës së “Artemio Franchi”-t kundër Fiorentinës. Një qëndrim i marrë nga klubi zikaltër, i shpjeguar përmes një komunikate: “Dje (të premten), nga ‘Corriere dello Sport’ është publikuar një letër ofenduese kundrejt trajnerit tonë, duke justifikuar agresionin e komentit. Për t’u dhënë një sinjal të gjitha medieve ‘që duhet të garantojnë respektin kundrejt personave’, sot (dje) nuk do të zhvillohet konferenca për shtyp”. 

konte

KRONIKA 

Duke bërë një hap përpara, për hir të kronikës sjellim në vëmendje: më 13 dhjetor, e përditshmja italiane “Corriere dello Sport” publikoi letrën e një “tifozi”, që trajtonte eliminimin e Interit nga Liga e Kampionëve pas humbjes kundër Barcelonës. Një letër e komentuar më pas nga vetë gazeta, që shoqëria e Interit e ka cilësuar ofenduese në mënyrat dhe tonet kundrejt Antonio Kontes (protagonist i konsideratave të tifozit në fjalë), duke marrë kështu një qëndrim të fortë një javë pas polemikave, gjithmonë nga “Corriere dello Sport”, kundrejt titullit “Black Friday” (“E Premtja e Zezë”), lidhur me foton e Lukakut dhe Smolling të përdorur si një prezantim në faqen e parë të sfidës mes Interit dhe Romës të luajtur 6 dhjetorin e kaluar.

lukaku

REAGIM 

Pra, për ndeshjen e parë post-Champions të zikaltërve nuk do të ketë konferencë të Kontes. E thënë kjo, sot në mbrëmje në “Franchi” për Interin ka vetëm një kryefjalë: të largohen fantazmat e shfaqura të martën në mbrëmje pas humbjes me Barcelonën. Një çështje psikologjike: duhet një reagim, mbi të gjitha në nivel psikologjik, për të mbajtur kreun e klasifikimit. Puna e Kontes në këto ditë tranzicioni mes Europës dhe kampionatit është përqendruar së pari te ky aspekt dhe kundër Fiorentinës, trajneri zikaltër pret përgjigje pozitive. Konfirmime që duhet të vijnë nga protagonistët e zakonshëm, sepse edhe në Firence do të jetë duke folur me numra një mbrëmje emergjence. Vetëm Kandreva, në fakt, do mund të rikthehet. Të dëmtuarit e tjerë, përfshi Azamoahn, do duhet të presin. Do ketë pa dyshim rrotacion, mbi të gjitha në mbrojtje. Pa harruar rrezikun e kartoni të të verdhë që qëndron mbi Shkrinjarin, Brozoviçin, D’Ambrozion dhe Lautaron.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"