Interi, Reali dhe Shakhtari sërish në të njëjtin grup/ Gjermanët e Gladbahut bëjnë reagimin epik në faqen zyrtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2021 | 19:56

Interi, Reali dhe Shakhtari sërish në të njëjtin grup/ Gjermanët e Gladbahut bëjnë reagimin epik në faqen zyrtare

Goglat kanë rezervuar surpriza pafund në shortin e Ligës së Kampionëve, të hedhur pasditen e sotme në Stamboll. Një fakt tepër interesant është se Interi, Real Madridi dhe Shakhtar Donjetck, do të jenë sërish në të njëjtin grup ashtu si sezonin e kaluar.

Gladbah

Teksa e vetmja skuadër që mungon është Borusia Mynshengladbah, vendin e të cilës e ka zënë Sherif Tiraspol, që në raundin e parë eliminoji Teutën e Durrësit.

Nuk kanë munguar reagimet epike pas zbardhjes së 8 grupeve të Champions-it, ku më speciali ishte pikërisht ai i Borusia Mynshengladbah. “Nuk u ftuam në Grupin D, ribashkim”, shkroi klubi gjerman në faqen zyrtare në “Twitter”, të shumta kanë qenë reagimet për këtë detaj interesant. Vlen të theksohet fakti, se sezonin e kaluar, 2 skuadrat që u kualifikuan për më tej ishin Borusia Mynshengladbah dhe Reali, teksa Interi i Kontes mbeti jashtë Champions-it.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"