Interi, Reali dhe Bajerni bëjnë gjestin e madh, do luajnë bashkë në 3 qytete për të fituar Kupën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 0:10

Interi, Reali dhe Bajerni bëjnë gjestin e madh, do luajnë bashkë në 3 qytete për të fituar Kupën e…

Real Madrid, Bajern Mynih dhe Interi bëhen bashkë dhe do të organizojnë një Kupë Solidariteti për vitin e ardhshëm.LK;L

Klubi madrilen në faqen zyrtare njofton se do të organizohet një turne mes këtyre ekipeve, që do të luhet në 3 qytete të ndryshme.

Real-Inter do luhet në Madrid, Inter-Bajern në Milano, dhe Bajern-Real në “Allianz Arena”. Të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga këto do të shkojnë për stafet mjekësore në Itali dhe Spanjë, të cilët ishin edhe vendet më të prekura nga Koronavirusi.

Datat kur do të luhen nuk dihen ende, për të cilën në të ardhmen do të ketë një njoftim të dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"