Interi projekton të ardhmen, ja kandidatët cilësorë për të forcuar skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 15:23

Interi projekton të ardhmen, ja kandidatët cilësorë për të forcuar skuadrën

Skuadra e Interit duket se është vënë në kërkim të mbrojtësve të qendrës. Skuadra zikaltër kërkon që të projektojë një ekip konkurrues në të ardhmen, megjithëse në qendër të mbrojtjes ka emra si Shkriniar dhe Stefan De Vrij.

inter

Dhe ndër emrat e parë që përmenden për skuadrën zikaltër është Andersen i Sampdorias dhe Mançini i Atalantës. Por ka edhe emra të tjerë të cilët shikohen si mundësi të dyta për skuadrën e Interit si Vertongen i Totenhemit, Godin i Atletikos së Madridit dhe Mangala i Mançester Sitit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"