Interi projekton Alegrin nëse largohet Konte, ish-trajneri i Juves vendos 2 kushte për mesfushën zikaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 11:36

Interi projekton Alegrin nëse largohet Konte, ish-trajneri i Juves vendos 2 kushte për mesfushën zikaltër

“Kam parë sulme të paarsyeshme kundër skuadrës dhe kundër meje dhe jam mbrojtur shumë pak nga klubi. Kështu që këto 82 pikë janë të merituara nga lojtarët dhe unë. Janë të miat, stafit dhe futbollistëve. Duhet të flasim me presidentin, i cili është në Kinë…”. Shigjeta e lëshuar nga Antonio Konte pasi përfundoi sezonin në Serinë A i hodhi benzinë zjarrit mes trajnerit të Interit dhe drejtuesve të klubit, duke u hapur derën këtyre të fundit që të mendojnë për planin B në rast se do të kemi një divorc me trajnerin aktual: Masimiliano Alegri.

alegri

Pak ditë më vonë, pavarësisht kualifikimit të zikaltërve në gjysmëfinalet e Ligës së Europës, ujërat nuk duket se janë qetësuar plotësisht dhe torinezja “Tuttosport” sjell në vëmendjen emrin e ish-trajnerit të Milanit dhe Juventusit si kandidat për të zëvendësuar Konten. Dhe Alegri ka vendosur dy kushte nëse do të pranojë këtë detyrë”: transferimin e Milinkoviç-Saviçit dhe Toni Krosit. Ai është i dashuruar me mesfushorin gjerman të Realit dhe ka shfaqur interes për të që kur drejtonte “Zonjën”.

Transferimi i Krosit duket më i thjeshtë, duke qenë se ai e ka mbyllur ciklin e tij në “Bernabeu” ndërsa Lacio kërkon për mesfushorin e saj 80 milionë euro.

KONTEEEE

KËRKESAT E KONTES – Por nga ana tjetër, nëse do të vazhdohet me Konten, ai ka vendosur kushte për të qëndruar në stol. Tangui Ndombele, mesfushori i Totenhemit, është një nga kërkesat e tij. Dhe përveç mesfushorit francez, ai kërkon një zëvendësues edhe për qendërmbrojtësin në largim Milan Shkrinjar (është i pakënaqur edhe nga Godin).

Krahu i majtë i mbrojtjes është gjithashtu një repart që duhet përforcuar dhe dëshira është Emerson Palmieri (Çelsi). Por Konte duhet të krijojë konkurrencë edhe për Lukakun dhe ëndrra e tij mbetet Xheko, edhe pse nuk përjashtohet një alternativë më pak e kushtueshme si ajo e Zhirusë. Për Stiven Zhang duket një verë e nxehtë.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"