Interi prezanton Stefan de Vrij, holandezi jep intervistën e parë si lojtar i zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 11, 2018 | 15:17


Interi prezanton Stefan de Vrij, holandezi jep intervistën e parë si lojtar i zikaltërve

Inter ka prezantuar sot blerjen që e kishte zyrtarizuar para disa muajsh. Është lojtari me origjinë holandeze Stefan de Vrij. Zyrtarizimi i tij te inter pa mbaruar sezoni ngjalli shumë debati pasi lojtari luajti në ndeshjen e fundit të Lacio përballë Inter ku vendosej dhe pjesëmarrësi në “Ligën e Kampionëve”.

de vrij

Ndërkohë sot është bërë prezantimi i tij si dhe ka dhënë intervistën e tij të parë si një lojtari i Interit. “Interi ishte zgjedhja e duhur për mua, pasi e di shumë mirë se më shumë se Interi, asnjë skuadër tjetër nuk mund të më ndihmonte në aspektin personal. Jam i lumtur që do të luaj me këtë fanellë dhe kam besim se do të arrijmë të bëjmë mirë në të gjitha kompeticionet.

de vrigij

Lacios i tregova që nuk do të rinovoj, 2-3 javë para finales por nuk e mbaj mend ekzaktësisht.

Ronaldo? Më vjen mirë dhe jam i lumtur që ai është transferuar në Itali por jam i përqendruar vetëm te Interi dhe shpresoj që të bëj mirë me këtë fanellë”, tha mes të tjerash De Vrij.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com