Interi plotësoi “Triplete” për Italinë, viti i artë në Europë kthehet në makth dhe hyn në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2023 | 0:08

Interi plotësoi “Triplete” për Italinë, viti i artë në Europë kthehet në makth dhe hyn në histori

Sezoni 2022-2023 u pa si viti i kthimit në skenat e rëndësishme të futbollit italian. Italia shkoi me 5 skuadra gjysmëfinaliste ne tre turnetë e UEFA-s dhe kishte nga një përfaqësuese në secilën finale.

 

WhatsApp Image 2023-06-11 at 00.09.15

Por edhe pse ishe vendi më i përfaqësuar në fazat finale të turneve, Italia nuk ia doli që të siguronte asnjë prej trofeve. Fillimisht Roma u mund me penalti nga Sevilja në finalen e Ligës së Europës. Më pas ishte Fiorentina që u mund 2-1 nga Uest Hem në finalen e Ligës së Konferencës, me një gol në minutën e fundit.

Ndërsa sot, Interi plotësoi “Triplete” për klubet italiane me humbjen përballë Mançester Sitit në Ligën e Kampioneve, duke bërë që Italia ta mbyllte pa asnjë trofe.

Dhe kjo është hera e parë në histori që ndodh një gjë e tillë, pasi me përjashtim të këtij viti, kur tre skuadra të të njëjtit vend kanë shkuar në finalen e tre turneve të ndryshëm të organizuar nga UEFA në të njëjtin edicion, të paktën njëra kishte çuar lart trofeun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"