Interi përmbysi Parmën pas daljes së Dermakut nga loja, flet mbrojtësi: Mund të kishim shënuar edhe golin e dytë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 14:48

Interi përmbysi Parmën pas daljes së Dermakut nga loja, flet mbrojtësi: Mund të kishim shënuar edhe golin e dytë, por…

Interi mposhti me përmbysje 2-1 Parmën e Kastriot Dermakut ditën e djeshme, ku një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes ishte pikërisht mbrojtësi shqiptar.DERMAKU

Pas përfundimit të takimit, Dermaku është shfaqur i zhgënjyer që ekipi I tij nuk fitoi këtë ndeshje, duke shtuar se kishin mundësi të shënonin edhe golin e dytë, që do siguronte edhe fitoren.

“Ndjejmë keqardhje sepse për mendimin tim bëmë një lojë të shkëlqyer. E kishim përgatitur ndeshjen shumë mirë gjatë javës dhe kemi punuar shumë për këtë ndeshje. Ka keqardhje sepse pësuam dy gola që mund të shmangeshim, mbrojtëm mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe pasi kaluam në avantazh patëm edhe mundësi për të bërë golin e dytë. Ju nuk mund të lini në dorë të rastësisë gjithçka, sidomos kundër këtyre skuadrave të mëdha, ata besuan deri në fund dhe arritën të shënojnë dy gola, të cilët erdhën në dy episodet që ne mund t’i shmangnim.

Për shkak të ndeshjeve të shumta në këtë periudhë, edhe gjendja fizike nuk është shumë e mirë dhe kjo shfaqet edhe në ndeshje. Ne bëjmë një punë të shkëlqyer në sulm, kemi tre lojtarë që sakrifikojnë shumë. Ne nuk i shfrytëzuam mundësitë e krijuara për të realizuar golin e dytë. Kundër skuadrave të mëdha nuk lejohen gabimet e tilla. Tani le të punojmë në gabimet që kemi bërë dhe të përqendrohemi në sfidën tjetër.”, u shpreh Dermaku.

Kujtojmë se Dermaku u zëvndësua në minutën e 77’ dhe pikërisht 7 minuta më vonë, Interi përmbysi rezultatin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"