Interi përgatit goditjen e radhës, agjenti i lojtarit të Premier Ligës zbarkon në Milano. Gati edhe zëvendësuesi i Lautaros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 13:29

Interi përgatit goditjen e radhës, agjenti i lojtarit të Premier Ligës zbarkon në Milano. Gati edhe zëvendësuesi i Lautaros

Hakimi në të djathtë, Emerson Palmieri majtas. Një siguri e para, një mundësi konkrete e dyta. Pas zyrtarizimit të marokenit nga Reali i Madridit, klubi zikaltër tani synon anësorin e Çelsit. Gjatë kontakteve për rinovimin e huazimit të Viktor Mozes, administratori i deleguar interist, Xhuzepe Marota, hodhi bazat për një negociatë të kërkuar me ngulm nga Antonio Konte që do të dëshironte sërish në skuadër brazilianin e natyralizuar italian të stërvitur edhe në eksperiencën e tij londineze.emerson

Menaxheri i lojtarit ndodhet ndërkohë në Milano me objektivin për të gjetur akordin mbi çmimin, i vetëdijshëm nga fakti që Çelsi ka kërkuar 30 milionë euro. Lajmin e ka raportuar ditën e djeshme “La Repubblica”, që saktëson se tri javë më parë zikaltrit u kanë kërkuar një këshilltari të specializuar në profile fiskale mundësinë për të aplikuar rregullin e dekretit të rritjes te Emerson, qytetar italian që prej vitit 2018. Në atë rast, te blerja dhe paga Interi do të përfitonte një ulje të rëndësishme.martial

TË TJERËT – Por, nuk ka përfunduar këtu: ndërkohë që po konsideron edhe blerjen e Sandro Tonalit nga Bresha (50 milionë euro kërkon presidenti i “dallëndysheve” Çelino, 30 plus bonuse po tenton Interi), Marota ka edhe profile të tjerë me emër në listë. Bëhet fjalë për huazimin e Antuan Grizman nga Barcelona ose blerjen e Entoni Marsialit për të zëvendësuar Lautaro Martinezin, në rast se ky i fundit do të zgjedhë si destinacion për Barçën për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"