Interi përgatit goditjen e bujshme në merkato, 39 milionë euro për mesfushorin e Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2017 | 13:30

Interi përgatit goditjen e bujshme në merkato, 39 milionë euro për mesfushorin e Liverpulit

Interi është duke u përgatitur për një goditje të bujshme në merkato. Mediat britanike bëjnë me dije se zikatërit janë vënë në ndjekje të mesfushorit të Liverpulit, Sadio Mane.

Mane ngrin Evertonin

25-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën angleze dhe për trajnerin Jurgen Klop largimi i mesfushorit senegalez do të ishtë shumë i hidhur.

Mane

Për transferimin e Manesë, Interi është gati të shpenzoje 39 milionë euro.

Mesfushori nga Senegali, i cili humbi fundin e sezonin të kaluar për shkak të një lëndimi në ligament, u rikthye në fushë gjatë miqësores kundër Herthës së Berlinit. Në sezonin e kaluar ai arriti të shënonte 13 gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"