Interi “pa” stol, por Konte di se si të ringrihet. Eliminimi kushton, e kompenson finalja e Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 23:15


Interi “pa” stol, por Konte di se si të ringrihet. Eliminimi kushton, e kompenson finalja e Ligës

Ndikimi qëndron te faktet. Te shifrat, nëse kështu është e drejtë të matet efekti i lojtarëve të pankinës tek Interi. Antonio Konte arsyeton me 11 titullarët dhe nga ata ka pasur përfitimet më të mëdha. Por, me shumë vështirësi ka arritur të ndryshojë drejtimin e një ndeshjeje duke peshkuar nga stoli, së paku nga pikëpamja realizuese. Treguesit janë ata më të dukshmit, normalisht, pra ata në terma sulmues: gola dhe asiste

inter

ARSYET E KONTES 

Ka një arsye nëse prapa Lukakut dhe Lautaros qëndron boshllëku. Ndaj, që në mesfushë e krahë Marota dhe Auzilio vazhdojnë të kërkojnë përforcime. Numri është thuajse tronditës: në 21 ndeshjet sezonale të zhvilluara deri tani (15 në kampionat dhe 6 të grupeve të Champions-it) vetëm në një ndeshje Konte ka pasur një kontribut vendimtar pozitiv mbi rezultatin final.

konte

Ndodhi në ndeshjen e parë në Champions, kur në shtëpi kundër Slavia Pragës ishte Barela që, pasi i mori vendin Brozoviçit në pjesën e dytë, fiksoi barazimin në kohën shtesë. Fundi i historisë, sepse nëse në terma të “fantafutbollit” edhe pasimi prej 5 metrash i Kandrevës për eurogolin në Inter-Leçe në ndeshjen e parë të kampionatit konsiderohet asist, në terma praktikë nuk mund të përcaktohet si kontribut vendimtar. Do të thuhet: Jo gjithçka matet me gola e asiste. Vërtet, të mendohet për shembull aktivizimi i Espozitos me Dortmundin në shtëpi. Por, nëse vlen ligji i Kontes (“Futbolli është i thjeshtë, në fund ka rëndësi nëse shënon apo jo”), vlen edhe ajo që trajneri mendon dhe thotë mbi një skuadër të paktë në numër. Dhe statistikat i japin të drejtë.

interi

RINGRITJE

Tani kryefjala e momentit në ambientet zikaltër është “ringritje”. Menjëherë. Shpejt. Megjithëse është e kotë të fshihet: kualifikimi i munguar në 1/8-at e Ligës së Kampioneve është një hap fals për projektin e nisur nga Marota. Një goditje që duhet arkivuar sa më shpejt. Një ditë pas eliminimit në qendrën sportive “Appiano” ishte i pranishëm edhe presidenti Zhang. Ndërkohë, në selinë e re interiste po bëhen llogaritë. Është e pashmangshme.

“RËNIA” NË LIGËN E EUROPËS

Po sa kushton vërtet “rënia” në Ligën e Europës? Pa mbajtur në konsideratë arkëtimet dhe ndarjen e UEFA-s sipas pozicionimit, flitet për 9,5 milionë premio fikse që Champions-i garanton. Tani, për të kompensuar këtë dalje, Interi duhet të arrijë finalen e Danzicës në Poloni, e programuar për 27 majin e ardhshëm.

europa leagueee

Eh po, sepse kualifikimi në 1/8-at e Ligës së Kampioneve vlen 1,1 milionë, çerekfinalet 1,5, gjysmëfinalet 2,4, finalja 4,5. Plus 4 parashikohen për fituesin. Pra, Interi, me shumë mundësi, nuk mund të snobojë Europën. Por, ka më shumë, sepse premiove u shtohen fitimet nga pozicionimi dhe arkëtimet nga biletaria. Sa më shumë luan, aq më shumë fiton. Dhe ky tashmë është një fakt, tifozëria zikaltër e di si mbushet “San Siro”: e tregon edhe arkëtimi rekord (7,8 milionë) i sfidës në Champions kundër Barcelonës.

PRECEDENTËT E KONTES 

“Në rënie dhe dështime mësohet gjithmonë diçka. Dalim më të fortë”, komentoi pas eliminimit Antonio Konte, i cili nxiton të kthejë faqe. E thënë kjo, gjithmonë sipas statistikave, në karrierën e trajnerit puljez, Europa nuk ka buzëqeshur kurrë. Por, është po aq e vërtetë që, pas katër eliminimeve me Juventusin dhe Çelsin (tre në Champions dhe një në Ligën e Europës), Konte ka ditur gjithmonë të reagojë, duke fituar gjithmonë ndeshjet pasardhëse të kampionatit.

Përgatiti: LEDIO NASE




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com