Interi nuk përmbahet në merkato, zikaltërit gjejnë akordin me mbrojtësin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 21:19

Interi nuk përmbahet në merkato, zikaltërit gjejnë akordin me mbrojtësin e Serisë A

Duket se kjo do të jetë një verë e gjatë e mbushur me transferime për Interin, me zikaltërit që duket se po përgatisin një listë zyrtarizimesh ku i fundit që pritet të shënojë emrin është mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkoviç.

milenkovic

Sipas raportimeve nga “FcInterNews.it”, Interi ka arritur në ditët e sotme akordin me agjentin e 24-vjeçarit për një kontratë 5-vjeçare ku futbollisti serb do të përfitojë 2 milion euro në sezon plus bonuset e përcaktuar në bazë të objektivave që do të arrihen.

Zikaltërve i duhet tashme të gjejnë akordin me Fiorentinën, e cila kërkon 15 milionë euro për kartonin e Milenkoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"