Interi nuk i përmbahet planeve të Inzagit, objektivi i mbrojtjes mund të transferohet… vitin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 12:11

Interi nuk i përmbahet planeve të Inzagit, objektivi i mbrojtjes mund të transferohet… vitin tjetër

Ashtu si tha Simone Inzagi, Interi është në kërkim të një mbrojtësi që do të mbushë hapësirat e lëna bosh nga largimet e rezervave dhe emri i Manuel Akanzhit, lojtarit të Borusia Dortmundit, ka qenë më i lakmuari nga zikaltrit.

AKANXHI

Ajo që po shqyrtojnë së fundmi ama drejtuesit italianë është të realizojnë një operacion “alla” Onana, për ta bllokuar zviceranin këtë verë dhe për ta transferuar me parametër zero në fund të sezonit, kohë në të cilën i skadon edhe kontrata me gjermanët.

Në një situatë të tillë, Interi duhet të gjejë një tjetër zgjidhje, sepse situata në prapavijë është emergjente dhe Açerbi e Todibo janë alternativat më bindëse për momentin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"